Goditet grupi i drogës, policia befasohet pas kontrollit poshtë krevatit të shqiptarit

0
Gjigandi

Një sasi e madhe parash janë sekuestruar nga  policia italiane gjatë ekzekutimit të 29 masave paraprake, në kuadër të operacionit të koduar “Paride”, të koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Potenzës, kundër një organizate të trafikut të drogës.

Sipas hetuesve shuma e parave të gjetura në shtëpinë e pesë prej të arrestuarve është “plotësisht e pajustifikueshme”, referuar punës që ata bënin dhe sa i përket deklarimit të të ardhurave, duke ngritur dyshimet se paratë janë përfituar nga tregtimi i drogës.

Mediat fqinje shkruajnë se në krevatin e dhomës së gjumit të një shqiptari të arrestuar nga policia, u gjetën 27 mijë euro dhe ai nuk ishte në gjendje të justifikonte përfitimin e tyre.

Sipas policisë, grupi kishte “një qarkullim të konsiderueshëm të parave” dhe disa prej anëtarëve të tij “kishin dhjetëra klientë të gatshëm të pastronin paratë”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu