Del fotoja/ Besonin tek ringjallja, kush është nëna dhe dy vajzat e saj që u vetëflijuan në Kombinat

0
Gjigandi

Ngjarja plot mistere që ndodhi mbrëmë më Kombinat, ku nëna dhe e bija u gjetën të pajeta në banesë, ndërsa vajza tjetër u transportua në gjendje të rëndë në spital, tronditi mbarë opinionin publik.

Sic e shihni në foto është Zhaneta Josifi, bashkë me dy vajzat e saj, Anisa dhe Blerta, 30 dhe 34 vjeçe.

Mësohet se Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Benja (Larguar nga jeta 5 vite më parë) pas 1990-tës u vendosën në Përmet familjarisht, bashkë me dy vajzat e tyre. Bashkëshorti i të ndjerës ishte themelues i bashkësisë të një sekti fetar në Përmet (Dëshmitarët e Jehovait).

Po ashtu, bëhet e ditur se 56-vjeçarja punonte në treg, ndërsa burri i saj ishte mësues. Pasi bashkëshorti i saj ndërroi jetë, ajo bashkë me vajzat, të cilat kishin mbaruar dhe gjimnazin në Përmet, u transferuan në Tiranë për një jetë më të mirë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu