Gjykata e Apelit ka caktuar masën detyrim paraqitje për Agim Kajmakun.
Ish kryebashkiaku i Vorës, që ishte shpallur në kërkim, Agim Kajmaku, u vu në pranga nga policia mbrëmjen e së hënës.
Ai është paraqitur në ambjentet e një spitali privat, për shkak të problemeve kardiake dhe diabetit, por mjekët kanë njoftuar policinë për shkak të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj tij.