Aktori i njohur nga Kosova, Edi Kastrati, i cili njihet për rolin e tij si “Gjakovari” te seriali “O sa mirë”, së fundmi ka pësuar një kafshim nga qeni.
I kontaktuar nga mediat, Edi ka treguar se ishte për vizitë tek një shok i tij, dhe pasi u afrua ta ledhatonte qenin e tij ai e sulmoi, duke e kafshuar në dorë.
Pas kësaj ai tha se ka marrë trajtim në spital, ku ka marrë ineksion si dhe e ka qepur plagën e shkaktuar nga qeni.
Gjithsesi aktori vazhdon të jetë edhe Drejtor i Teatrit në Qytetin e Gjakovës por gjithashtu është i angazhuar nëpër shfaqje të ndryshme.