Zbulimi, Lautaro nuk ishte zgjedhja e parë e Barcelona-s

0
Gjigandi

Lautaro Martinez u bë objektivi numër një i Barcelona-s në merkato pas disa refuzimeve të marra nga presidenti i katalanasve, Josep Maria Bartomeu.

Barça është shumë afër arritjes së marrëveshjes për yllin e Inter-it, por Mundo Deportivo ka zbuluar se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe nëse Bartomeu do të kishte bindur Tottenham të shiste Harry Kane.

Objektivi kryesor i presidentit  të katalanasve këtë verë ishte sulmuesi anglez dhe ai provoi të niste negociatat me pronarin e Spurs-ave, Daniel Levy.

Megjithatë, londinezët kanë refuzuar dhe i kanë bërë të ditur Bartomeu-t se Kane nuk ishte në shitje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu