Ish-ylli i Real-it Barçës shpjegon pse Messi është më i miri i historisë

0
Gjigandi

Ish-ylli i Real Madrid dhe Barcelona, Robert Prosinecki, ka thënë se Leo Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.

Në një intervistë të dhënë per DAZN, kroati ka shpjeguar se jetëgjatësia e Mesi-t në nivele të larta e bën atë më të mirë se bashkëkombësin e tij Diego Maradona.

“Për mua, Messi është më i miri. Ai ka bërë diferencën me Barcelona-n për kaq shumë vite, ai ka fituar gjithçka që mund të fitohet, ka shënuar kaq shumë gola, ka dhënë kaq shumë asiste”, ka thënë kroati.

“Disa mund të thonë Maradona, Cristiano Ronaldo, Fenomeni, që ka fituar gjithashtu pothuajse gjithçka vetëm, por nëse unë duhet të zgjedh një, për mua është Leo Messi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu