Gigi Hadid, në pritje të ëmbël, gjatë një videoje live në Instagram me artisten e makeup-it të Maybelline, Erin Parsons, tregoi (via Cosmopolitan) se u paraqit në sfilatë në javën e modës pak kohë pasi zbuloi se ishte shtatzënë.
“Janë kaq qesharake gjërat që shoh në internet. Njerëzit mendojnë që unë i harkoj vetullat shumë, por nëse shfleton fotot e fëmijërisë, kështu i kam pasur që prej lindjes. Gjithashtu njerëzit mendojnë që unë vendos mbushës në fytyrë në mënyrë që ajo të jetë e rrumbullakët. Kështu e kam pasur gjithnjë. Sidomos gjatë javës së modës kur kam qenë shtatzënë.”
Erin e pyeti edhe nëse ka vënë re ndonjë ndryshim në fytyrë dhe Gigi u përgjigj: “Epo, mendoj që faqet i kam tashmë. Jam e lumtur me procesin natyral.” Përsa i përket kirurgjisë plastike, Gigi tha se “ka frikë të eksperimentojë me lëkurën” dhe nuk ka injektuar kurrë asgjë.
“E pranoj veten kështu siç jam. Kjo nuk do të thotë që nuk kam pasiguri. Por, në raste të veçanta, mund të ‘skalitësh’ hundën pak më shumë ose të bësh gjithçka me makeup.”
Ndër të tjera, modelja theksoi se “nuk ka asgjë kundër me njerëzit që bëjnë ndërhyrje estetike”. Fundja pse të ketë, “bukuria natyrale” është thjesht fat.