Getinjo solli një imazh të vjetër më vëllanë.
Getinjo është bërë nostalgjik për ditët e fëmijërisë, ai hapi arkivat dhe publikoi foto nga fëmijëria.
Në imazhin që e ndau me ndjekësit, reperi shfaqet pranë vëllait të tij Mozzik, të dy me stil prej gangsterëve.
“Gangsterat amerikanë 2002”, ka shkruar Getinjo sipër imazhit me vëllanë, ku pranuan komente të panumërta nga ndjekësit.
Kujtojmë se sot të dy reperët janë shumë të suksesshëm në muzikë, madje Mozzik edhe në tregun e huaj.