Oferta e fundit për blerjen e Sanchos

0
Gjigandi

Jadon Sancho pritet të largohet nga Borussia Dortmund, gjatë afatit kalimtar të verës.

Manchester United vazhdon të insistojë për transferimin e yllit të Borussia Dortmund, Jadon Sancho.

Tabloidi britanik “Daily Star” raporton se Red Devils kanë bërë gati ofertën e fundit që nuk do të jetë më e lartë se 90 milionë euro, 20 milionë euro më pak se kërkesa e klubit nga Signal Iduna Park.

Sancho dëshiron të rikthehet në Premierligë dhe Manchester United përfaqëson një mundësi të mirë.

Por, mbetet të shihet nëse Borussia Dortmund do ta pranojë ofertën e fundit nga Manchester United.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu