Gazetarja shqiptare zbulon lidhjen me biznesmenin: Punësova dedektiv për të kapur mat…

0
Gjigandi

Ester Bylyku është një ndër të paktat moderatore që ka mbajtur jetën e saj private larg vëmendjes mediatike. Ajo gjatë emisionit “Mos i fol shoferit” është shprehur se  ndihet e turpshme kur të tjerët e kanë vëmendjen tek ajo.

Por për herë të parë, Esteri ka pranuar përballë Rudina Dembacaj se është e lidhur me një biznesmen dhe i ka ngjitur shumë me njëri-tjetrin.

Je single Ester?

Ester Bylyku: Jam në një lidhje.

Sa kohë të ditës të merr fatlumi?

RonaTyra

Ester Bylyku: Shumë.

Sa kohë ke që je e lidhur dhe me se merret i dashuri yt?

Ester Bylyku: Jam e lidhur prej disa muajsh dhe ka një biznes të vetin dhe është shumë i mirë në fushën e vet edhe na ka ngjitur kur i thonë.

Veç kësaj, Esteri ka treguar se nga xhelozia për të dashurin kishte punësuar një dedektiv privat.

Ajo tregoi se pranë të dashurit, kishte parë një femër, e cila ishte mamaja e një këngëtari të njohur në Shqipëri.

“Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde. I thashë unë të vij tek ai njeri? S’ka shanse. Dy ditë para koncertit bëmë një sherr shumë të madh e thashë këtu ka diçka që nuk shkon. Makinë kisha po nuk kisha patentë dhe lokali ishte në një qytet tjetër. Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashë do e kap se s’bën. E pagova disa qindra euro. Kushtonte goxha. Dhe i thashë mos u kurse se unë dua foto e video, ç’do gjë. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Nuk e desha veten”, tregoi moderatorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu