Gazetari tha diçka që nuk duhej për Princeshën Charlotte dhe e pësoi

0
Gjigandi

Kujt i kujtohet dita e parë e shkollës së Princeshës Charlotte dhe Princit George? Nëse jo, po ju rikujtojmë se ata u fotografuan teksa shkonin në shkollë të shoqëruar nga prindërit dhe të veshur me uniforma. Ja dhe një foto e Princeshës Charlotte duke tundur dorën me mësuesen.

Në fakt, kjo foto është bërë shkak që një prezantuesi radioje “t’i tërhiqet veshi” nga Kate dhe William për një koment të bërë gjatë një transmetimi ‘live’. Kur pa fotot, prezantuesi, i quajtur Greg James, qeshi duke u shprehur se duhet të jetë gjë e çuditshme të tundësh dorën me mësuesen, siç bëri Princesha Charlotte. Më saktë, komenti i tij ishte i tillë:

“Kush dreqin tund dorën me mësuesen në ditën e parë të shkollës? Nuk ishte kështu kur unë isha në shkollë. Kënaqeshim nëse na jepnin një buzëqeshje.”

Fatkeqësisht, Kate dhe William e dëgjuan komentin e tij dhe nuk u erdhi aspak mirë, sidomos për fjalorin që James kishte përdorur kur i ishte referuar vajzës së tyre. Pak javë më vonë, kur James ishte i ftuar në Kensington Palace, ata nuk ia kursyen një vërejtje.

“Ata po më dëgjonin atë ditë kur Charlotte shkoi në shkollë dhe më thanë: Po të dëgjonim mëngjesin e ditës së parë të shkollës së Charlotte dhe duam të flasim me ty për atë tundjen e dorës. Dhe unë thashë: Oh, Zot, jo!”, -u shpreh ai për Mirror.

RonaTyra

Në fakt, James nuk mendon se Duka dhe Dukesha e Kembrixhit i mbajnë inat për atë incident.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu