Ersekë/ Dy vëllezër rrahin keq një person (video)

0
Gjigandi

Një konflikt ka ndodhur mes disa personash në kryqëzimin e Ersekës.

googletag.cmd.push(function() { googletag.display(‘div-gpt-ad-1508592105648-0’); });

Ndërkohë raportohet për një të plagosur me mjete të forta, si dhe një nga autorët ndodhet në komisariatin e Korçës.
Për ngjarjen dyshohet se dy vëllezër,Andrea dhe Dionis Diamanti kanë goditur të plagosurin, Orges Moraiti me sende të forta.
Ndërkohë është gjetur një automjetet i parkuar në anë të rrugës me xhama të thyer. Dyshohet se është automjeti i të dëmtuarit.
Informacion paraprak.
Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M.
Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu