Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, përmes rrjetit social Instagram ka treguar se është duke e pëlqyer këngën më të re të këngëtares shqiptare, Tayna.
“Sicko” titullohet kënga e re e Taynas të cilën e ndau Juniori me tetë milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Publikimin e futbollistit brazilian e shpërndau edhe vetë këngëtarja kosovare.
“Sicko” u publikua javën e shkuar dhe deri tash ka arritur në gati 6 milionë klikime.