Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në Facebook njofton se sot punohet në 33 kantiere shkollash të reja në zonat e prekura nga tërmeti.
Më tej Rama shkruan se javën e ardhshme e gjatë gjithë muajit korrik do të vijojë hapja e kantiereve të reja si dhe do të nisi ndërtimi i banesave individuale.
Postimi i Ramës:
🟢 Programi i Rindërtimit – SOT PUNOHET NË 33 KANTIERE SHKOLLASH TË REJA NË ZONAT E PREKURA NGA TËRMETI DHE NË KANTIERIN E PARË TË LAGJEVE TË REJA TË BANIMIT (Fushë-Krujë), KU PO NDËRTOHET INFRASTRUKTURA NËNTOKËSORË😊
Javën e ardhshme e gjatë gjithë korrikut do të vijojë hapja e kantiereve të reja dhe do të nisë pak nga pak edhe ndërtimi i banesave individuale👍
#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀️
Burimi: top-channel.tv