Në 1 janar hidhet shorteu special i Telebingo Shqiptare, superçmimet që do fitoni!

0
Gjigandi

Telebingo Shqiptare çel festën e milionave. Me biletën festive të shorteut të madh që do të hidhet në datën 1 janar në orën 17:30, me dhjetëra fitues kanë luajtur në lojën telefonike, edhe gjatë ditës së djeshme, duke fituar çmimet mbi një milionë lekë të vjetra, si dhe shumë dhurata speciale.

Ndërkohë që me këtë biletë, të cilën mund ta gjeni lehtësisht në të gjitha pikat e shitjes së Telebingos, loja e madhe do të zhvillohet në datën 1 janar, shorte në të cilin do të fitohet superbingo mbi 100 milionë lekë të vjetra, 1 apartament 2+1 në Tiranë në kompleksin “Mangalem 21”. Surprizat do të vijojnë më tej, pasi po me këtë biletë, krahas çmimit të madh dhe apartamentit, do të fitohen edhe 3 “Rroga Telebingo”, 2 çmime“Super Peta” fituesit e të cilave do të mund të marrin nga 1 deri në 15 milionë lekë të vjetra, 2 çmimet “100 sekonda në Spar”, teksa çmimet në zarfe do të nisin nga 40,000 lekë. Po kaq do të jetëçmimi tradicional edhe për 10 fituesit e “Ruletës së fatit”, të cilët do të luajnë sërish për dyçmimet prej 1 milionë lekësh të vjetra, si dhe shumat e tjera të kësaj loje.

Ndaj, nxitoni të blini biletën tuaj të fatit, për të qenë ju fatlumët e këtyre superçmimeve që do të jepen në shorteun më të madh të Telebingos Shqiptare, i cili do të luhet në datën 1 janar 2023. Shitja e biletave do të vijojë deri në datën 31 dhjetor, përfshirë edhe këtë datë. Pjesë e këtij shorteu do të jenë edhe të gjithë fituesit e shpallur gjatë ditës së djeshme në lojën telefonike, për të cilët kontrabiletat do të kthehen sërish në lojë.

Fituesit e ditës së djeshme

Ditën e djeshme përzgjedhja ka nisur me 10 fituesit e çmimit prej 40,000 lekësh të “Ruletës së fatit”, të cilët do të luajnë sërish në shorteun e radhës të datës 1 janar, për dy çmimet e mëdha prej 1 milionë lekësh (të vjetra) dhe shumave të tjera të ruletës. Ndërkohë që dje në “Ruletën e fatit” Enveri ka siguruar shumën prej 27,000 lekësh, Enkelejda 25,000 lekë, Vaiti 40,000 lekë, Zyberi 35,000 lekë, Safete101,000 lekë, Lirimi34,000 lekë, Ilda 30,000 lekë, Lindita 36,000 lekë, Vasili 107,000 lekë.

RonaTyra

Me surpriza të shumta është shoqëruar edhe loja telefonike me dhuratat dhe çmimet e fshehura në zarfe, ku shumë prej fituesve u janë gëzuar shumave mbi 1 milionë lekë të vjetra. Përzgjedhja rastësore e kontrabiletave ka bërë që loja telefonike të ndalet fillimisht në Roskovec, duke shpallur Eldinin si fituesin e parë, i cila ka tentuar të godasë në shenjë çmimet më të preferuara të lojës, një nga 3 “Rrogat Telebingo”, apo “Super Petën”. Ndonëse nuk ka qëlluar në shenjë zarfet ku mund të fshiheshin këto çmime, me mbajtjen e zarfeve më tëpëlqyera, ai ka fituar shumën prej 120,000 lekësh, të cilës iështë bashkuar si dhuratë edhe një smartphone nga “Atom Computers”.

Në vijim, Klea në Elbasan ka vijuar të luajë në lojën telefonike duke u shpallur fituese e 80,000 lekëve, si dhe një laptopi dhuratë të ofruar nga Telebingo Shqiptare.

Fati i ka ecur më së miri edhe fituesit të radhës. Kësaj here bëhet fjalë për Belulin që në lojën telefonike ka siguruar 1 milionë lekë të vjetra, si dhe një smartphone nga “Next Store”. Marigleni në Përrenjas ka siguruar nga loja telefonike 95,000 lekë si dhe një televizor dhuratë të ofruar nga Telebingo.

Herseli ishte një tjetër fitues fatlum i lojës telefonike, pasi ka siguruar 40,000 lekë, ndërkohë qëdo të luajëedhe në lojën e “100 sekondave në Spar”, si dhe dhuratë një abonim 12 mujor nga “DigitAlb”.

Edhe Naimi ka fituar në lojën telefonike 1 milionë lekë të vjetra, si dhe një laptop dhuratë nga“Atom Computers”. Loja telefonike më pas është ndalur në qytetin e Librazhdit, ku një tjetër familje ka luajtur me çmimet në zarfe, duke u shpallur fitues i 110,000 lekë, si dhe një televizor dhuratënga “J\B Eletronics”.

Ditën e mërkurë, në orën 12:00, të gjithë fituesit e lojës së djeshme mund të paraqiten për të tërhequr dhuratat dhe çmimet pranë zyrave të Telebingo Shqiptare në adresën: National sh.a. Rr. “Qamil Guranjaku”, Vila 9/1.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu