Mbrëmjen e djeshme reperit të njohur Fero i vodhën adresën personale të Instagramit. Në profilin e tij u publikuan foto, statuse si dhe i ndryshuan emri në bio.
Djemtë kanë përfituar nga rasti dhe i kanë shkruar Arbenitës duke u shtirur si reperi dhe modelja ka reaguar.
Ajo ka publikuar në Instastory një bisedë ku shihet se një adresë me emrin Fero Feraj i ka shkruar: “Unë jam Fero, se ma hackuan adresën personale”.
“Shqiptarët në mesazhet e mia”, ka shkruar Arbenita e cila sigurisht nuk e ka besuar. Fero ende nuk ka reaguar dhe nuk dihet nëse do mundet ta rikthejë sërish adresën e tij.