Heroi i filmave aksion të viteve `90, Dolph Lundgren njoftoi së fundi se ishte fejuar me një vajzë të re mjaft të bukur, e cila është 38 vjet më e vogël se ai.
Lajmin, Dolph e dha në Instagram, ku nuk munguan mesazhet e urimit. Shumë ndjekës megjithatë e vune keqas në lojë për moshën e partneres dhe faktin që ajo ngjan me vajzën e tij.
Emma Krokdal, 24 vjeçe tregoi unazën në rrjetin social dhe komentuesit “ u hodhën në sulm”. “ Urime vajzës, kush është fatlumi”? e tallën ata. “ T`u fejua vajza? Urime Dolph”, shkruante dikush tjetër. Vajza e madhe e aktorit, Ida, ka fiks të njëjtën moshë, 24 vjec. Ai ka dhe një vajzë tjetër po aq të bukur, Greta Eveline Lundgren, 19 vjeçe.