Po të ishte gjallë Agim Ramadani sot do festonte ditëlindjen, dhe për këtë ditë Dani në bashkëpunim me Fatonin i kanë punuar një këngë.
Agim Ramadani heroi i cili u flijua për lirinë që sot ne gëzojmë do të mbushte 57 vite jetë po të ishte ende gjallë.
Për këtë ditë të veçantë Dani dhe Faton Isufi i kanë përkushtuar një këngë komandantit, Agim Ramadani.
Kënga titullohet ‘Marshi i Agimit’ orkestrimi i këngës është bërë në studion e “Duobass Records” ndërsa teksti është shkruar nga kolonel Sefer Isufi.