Moderatorja aq e dashur e ekranit, Fatma Methasani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri i saj kuzhinier, Alfio, do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë me një djalë.
Fillimisht Fatma u mundua ta mbajë larg vëmendjes së mediave këtë periudhë të ëmbël të jetës, por tani teksa ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë ajo nuk i ka kursyer fotot me bark të rrumbullakosur e as daljet në publik.
Moderatorja ishte e ftuar në emisionin ‘Pop Culture’ dhe ku ka folur rreth momenteve më të bukura të jetës. Teksa ajo po fliste për periudhën e shtatzënisë, në sfond është shfaqur Alfio.
Ai është bërë pjesë e intervistës dhe i pyetur nëse do të jetë në sallën e lindjes, ka thënë me një bindje të madhe “Po”.
Kjo deklaratë ishte e papritur për Fatmën, e cila mbuloi fytyrën me duar pasi u ndje shumë e përkëdhelur.