Fansit i është ndaluar t’i afrohet Billiet dhe shtëpisë së saj në një distancë më të vogël se 200 metra.
Billie Eilish ka bërë kërkesë për një urdhër kufizues ndaj një fansi i cili dyshohet se e ka kërcënuar këngëtaren në shtëpinë e prindërve të saj gjatë karantinës.
Prej dokumenteve të poseduara nga Pagesix shohim se këngëtarja 18-vjeçare ngriti padi për ngacmim në Gjykatën e Stanley Mosk të hënën kundër Prenell Rousseau.
Sipas TMZ, Rousseau, 24 vjeç, u paraqit në shtëpinë e prindërve të Eilish për herë të parë të hënën e kaluar dhe kishte pyetur nëse këngëtarja e “Bad Guy” jetonte atje.
Babai i Eilish thuhet se i tha Rousseaut që ai kishte ardhur në adresën e gabuar, por kërcënuesi u kthye në orën 21:00 atë natë dhe shfaqi “sjellje të çrregullt”.
Ylli i popit pretendoi se Ruso vizitoi shtëpinë e prindërve të saj shtatë herë, shpesh pa maskë fytyre, doreza dhe pa u përmbajtur udhëzime për distancimin social.
TMZ tha që Ruso u mor në paraburgim dy herë, por kurrë nuk u fut në burg sepse ai nuk kishte kryer një vepër të dhunshme.