Ai është njëri prej artistëve më të pëlqyer në tregun muzikor shqiptar, e njëherësh edhe shumë i kërkuar.
Fjala është për këngëtarin Ermal Fejzullahu, i cili aktualisht është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale, ndonëse publikon imazhe dhe video të llojllojshme për fansat e tij.
I njëjti gjatë ditës së sotme (e martë), ka sjellë disa fotografi nga arkiva, duke përkujtuar kohën kur ishte fëmijë.
Më saktësisht, këngëtari Fejzullahu ka publikuar në InstaStory disa fotografi të rralla nga fëmijëria e tij, ku shfaqet mjaft i lumtur.
Megjithatë, Ermali nuk ka ndryshuar edhe aq shumë pasi duket i njëjtë edhe tani që është rritur.