Elon Musk mohon aferën me Amber Heard dhe Cara Delevingne

0
Gjigandi

Elon Musk mohon akuzat se ishte në lidhje me Amber, para ndarjes së saj me Johnny Depp.

Elon Musk ka mohuar një pretendim se ai kishte një ‘lidhje tre-palëshe’ me ish gruan e Johnny Depp, Amber Heard, 34 vjeç dhe modelen Cara Delevingne, 27 vjeç, shkruan DailyMail.

Ishte pohuar në dëshmi të reja shpërthyese se Musk dhe Delevingne ishin përfshirë në një marrëdhënie sekrete të treanshme në vitin 2016.

Dokumentet e gjykatës pretendojnë gjithashtu se lidhja e Heard me Musk filloi para se ajo të ishte ndarë zyrtarisht me Johnny Depp.

RonaTyra

Në një prononcim për Page Six, Musk tha se nuk kishte asnjë të vërtetë për akuzat e freskëta që treshja filluan lidhjen në  qendër të LA në fund të vitit 2016 pasi Heard u nda nga ylli i ‘Pirates of the Caribbean’.

Pretendimet u përhapën nga Josh Drew, një mik dhe ish fqinj i Heard dhe Depp.

Unë dhe Cara jemi miq, por asnjëherë nuk kemi qenë intimë. Ajo do ta konfirmonte këtë, ‘shkroi Musk.

‘Gjithashtu, unë dëshiroj të konfirmoj përsëri se Amber dhe unë filluam të dilnim rreth një muaj pas paraqitjes së divorcit të saj. Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë në afërsi të Amber gjatë martesës së tyre! ‘ thotë Elon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu