Këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, është një prej më të preferuarave, për shkak të zërit të saj.
Mësohet se shumë shpejtë ajo do të vijë në Shqipëri dhe do të jetë pjesë e një festivali.
Më konkretisht, Eleni do të jetë e ftuara speciale e festivalit të këngës në Radion Televizionin Publik Shqiptar, ku fituesi do të përfaqësojë vendin tonë në Eurovision.
Kujtojmë se një vit më parë Eleni përfaqësoi Qipron në festivalin europian të muzikës dhe u rendit e dyta.
Në sajë të natyrës së saj dinamike, Foureira pritet që ta ndezë skenën e festivalit.