Larsa Pippen dhe ish-ylli i Chicago Bulls, Scottie Pippen kanë qenë të martuar për më shumë se dy dekada.
Por, së fundmi është bërë e ditur se martesa e tyre ka marrë fund, dhe kaq shumë vite bashkë si dhe katër fëmijë nuk mjaftuan që ta vazhdonin jetën së bashku.
Mediat shkruajnë se Larsa ishte fajtore për prishjen e martesës, pasi ajo dyshet se ka tradhëtuar basketbollistin.
Sidoqoftë, ajo më parë e kishte kritikuar bashkëshortin e saj për neglizhencën ndaj “detyrave martesore”.
“Njerëzit thonë se unë e tradhëtova atë, pro nuk është ashtu. Ai kurrë nuk ishte në shtëpi. Nuk më interesojnë paratë e tij”, ka thënë Larsa.
Megjithatë, Larsa e dematoi veten pas disa ditësh, kur u kap në një klub nate me një basketbollist shumë të ri, Ben Simons, i cili është 23-vjeçar.