Artistët nga e gjithë bota janë detyruar që për shkak të pandemisë COVID-19 t’i anulojnë koncertet e parapara.
Ava Max është emri i radhës që i bashkohet listës së këngëtarëve që po mbajnë koncerte nga shtëpia gjatë vetizolimit.
“A do të performoni me mua”, ka shkruar artistja, e cila njoftoi se do të këndojë nga ora 17:00 sonte (16 maj).
Për ndryshe, Ava Max gjatë ditës së djeshme publikoi këngën “On Me”, në bashkëpuni me Thomas Rhet dhe Kane Brown.
Ky projekt njëherësh është kolonë zanore e filmit të animuar “Scooby Doo”.