Tuna Sejdiu ka publikuar një fotografi, në të cilën u shfaq e veshur tërësisht në të zeza, teksa mbante edhe helmetë në kokë.
Këtë imazh artistja e shkëputi nga seti i fundit, por nuk sqaroi nëse është pjesë e ndonjë klipi të ri pamja në foto.
“Të gjitha gratë janë krijuar të barabarta…pastaj disa filluan të vozisin motoçikleta”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se “Amoni” titullohet kënga e fundit e Tunës, ndërsa pritet të kthehet me projekt të ri.