Mavraj shkakton skandal në Gjermani, reagime të forta pasi fshiu…

0
Gjigandi

Futbollisti shqiptar nga Kosova, Mergim Mavraj, i cili luan për ekipin e Guerter Furth ka shkaktuar një skandal në Gjermani pasi që në një postim në profilin e tij në Instagram ka publikuar fotografinë e një harte me mbishkrimin “Free Palestine” nga e cila ka fshirë Izraelin.

Për një veprim të tillë Mavraj është kritikuar nga ekipi i tij, meqë kanë e kanë konsideruar një veprim antisemit.

Publikimin e qendërmbrojtësit të ekipit gjerman e ka kritikuar ashpër historiani gjerman Jim Tobias me përshkrimin “ Fantazia me lule e asgjësimit”.

Tobias thotë e kjo nuk është hera e parë që Mavraj bën veprime të tilla.

E pas gjithë këtyre kritikave nga klubi dhe mediat, Mavraj e ka shlyer versionin e tij të hartës nga profili i tij zyrtar, megjithatë kjo nuk ka bërë që të zvogëlohet zemërimi në publik.

RonaTyra

Kanë reaguar edhe nga Komisioni Shtetëror Gjerman për Antisemitizëm.

Ludwig Spanele ka thënë dje se është e frikshme që një lojtar i cili luan në Bungesliga II të publikoj një vizion të tmerrshëm të modelit të Lindjes së Mesme në Instagram, në të cilin sipas tij vihet në dyshim e drejta e Izraelit për të ekzistuar, shkruan Sueddeutche.de.

Megjithatë Mavraj për  Nürnberger Nachrichten ka thënë se nuk është një antisemit.

Nga një postim i tillë i Mavrajt është distancuar klubi Guerter Furth përmes njoftimi zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu