Rezarta Shkurta ka treguar sekretin sesi të kesh burrin për dy sekonda në shtëpi.
Këngëtarja dhe biznesmenja e njohur publikoi një foto në rrjetet sociale të një maceje të shtrirë në krevat me këmbët përpjetë ku shkruan: “Ermal dreka është gati”.
Ndërsa bashkëshorti i përgjigjet: “Erdhaaaa.”
Rezarta ndau mesazhet me ndjekësit në Instagram dhe shkoi se kjo është mënyra më e thjeshtë për të bërë të mundur që burri të kthehet shpejt në shtëpi.
Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Pak ditë më parë Ermali festoi ditëlindjen dhe Rezarta i bëri një dedikim shumë të veçantë.
Ajo i dedikoi fjalët më të ëmbla duke treguar se sa e lumtur është në krahët e tij.
“Kur u njohëm të dy ishim shumë të rinj. Numëronim çdo vit ditëlindjet e njëri-tjetrit. Sot numërojmë se sa shumë ëndrra kemi realizuar së bashku. Uroj të plakemi bashkë e të numërojmë ëndrrat e nipërve e mbesave tanë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e madhe. Me ty pranë jam gruaja më e lumtur në botë,”- shkroi ajo.
Ndërsa postimin e shoqëroi me një foto ku pozoi me Ermalin, i cili e shikon gjithë dashuri.
Çifti janë prindër të një vajze, Herës.