Ylli i ‘E shëmtuara Beti’, America Ferrera, ka lindur fëmijën e dytë.
Aktorja, 36 vjeç dhe bashkëshorti i saj Ryan Piers Williams, 38 vjeç, mirëpritën vajzën Lucia Marisol më 4 maj. Ata ndanë lajmin emocionues në Instagram gjatë fundjavës, ku Amerika postoi një foto, në të cilën mbante dorën e vogël të Lucia-s.
‘Mami, babi dhe vëllai i vogël janë shumë të lumtur për të mirëpritur dritën e familjes.”- shkruajti ajo.
Në postim ajo përmëndi edhe nismën duke thënë: ‘Karantina mund të ketë anuluar baby shower-in e fëmijës, por nuk na ndalon të mbledhim dhe të shpërndajmë furnizime thelbësore në #YesWeCanMobileSchools – hapësira për nënat dhe fëmijët për të mësuar, luajtur dhe për të qëndruar të sigurt gjatë këtyre kohërave të vështira.