Në vetëm pak ditë, Arbana Osmani pritet të publikojë për të gjithë ndjekësit e saj, librin e dytë të gatimeve me titull ‘Receta për 5 minuta’.
Ashtu siç ka treguar edhe në llogarinë në ‘Instagram’, libri do të jetë pjesë e panairit në datën 13 nëntor.
Pak më parë Osmani ka zbuluar për të gjithë fansat kopertinën e ‘Receta për 5 minuta’, ku shfaqet me një këmishë në ngjyrë të kuqe dhe mjaft e qeshur.
“Kjo është kopertina e librit tim të dytë me receta gatimi që do të dale në treg në datë 13-17 nëntor tek Panairi i Librit. Nga data 18 nëntor në të gjitha libraritë e Shqipërisë dhe Kosovës, ndërsa ‘online’ tek www.amazon.com për të gjithë shqiptarët anembanë botës”, ka shkruar Arbana krah postimit më të fundit.
Siç duket pritjes po i vjen fundit dhe shumë shpejt të gjithë fansat e moderatores do të mund ta kenë në duar librin që e kanë pritur prej kohësh, i cili siç ka pohuar vetë Arbana do i vijë në ndihmë të gjithë nënave me fëmijë, por jo vetëm.