“E nxora nga shtëpia natën dhe i hodha rrobat nga ballkoni”, Einxhel Shkira i kthehet keq Albano Bogdos

0
Gjigandi

Dy ditë më parë bëri bujë deklaratë e aktorit Albano Bogdo, i cili i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, tregoi një rast kur të dashurën e kishte nxjerrë nga shtëpia në 2 të natës nuk ka lënë shije të mirë tek vajzat.

Ai tha në emision se “Kur lidhesh me një të famshëm, e ka ai pjesën e pordhëve. Kur ai nuk të bën dëngla, mos bëj ti dënga. Kur unë zgjedh të mos bëj dëngla, të trajtoj normal, të prezantoj si të dashurën time, kjo nuk do të thotë që ti të bësh si më e rëndësishme se unë në shoqëri. E mora e nxorra jashtë nga shtëpia në 2 të natës, ia hodha rrobat nga ballkoni”, tregoi aktori.

Por kjo deklaratë e tij ka ngjallur reagime mes shumë vajzave, por edhe të moderatores Einxhel Shkira.

Me anë të një postimi në Instagram, Einxhel i thotë se mund të jetë i famshëm sa të dojë, por logjika nuk i qëndron.

“Uroj të ketë qenë një shaka kjo! Sepse është gjëja më stupid që mund të thotë dikush, sado i famshëm qoftë!! E kujt i plas nëse jemi të famshëm ose jo, apo kush ka më shumë follow bën më shumë dëngla. Marrëdhënia në çift nuk bazohet te fama, por te ndjenjat dhe dënglat nuk vijnë si pasojë famës por e karakterit të njeriut… Mund të jesh i famshëm sa të duash por në fund të ditës i dashuri/dashura fle me ty në krevat jo me famën apo 1 milion ndjekësit në instagram. Asgjë personale por thjesht jam totalisht kundra kësaj logjike ku denglat ndahen në bazë të famës”, shkruan Shkira.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu