Çagatay Ulusoy i njohur si “Sarpi”, prej dy muajsh është vetëkarantinuar me partneren e tij, aktoren Duygu Sarisin në një shtëpi larg Stambollit. Çifti gjatë kësaj kohe janë fokusuar tek pasionet e tyre dhe ia kanë kaluar për mrekulli bashkë.
Së fundmi partnerja e aktorit doli për herë të parë nga karantina dhe u fotografua në rrugë nga paparacët. Duygu tregoi për gazetarët se po shkonte tek dentisti teksa kishte vendosur edhe maskë mbrojtëse. Ajo tregoi se gjatë karantinës po merret me art ndërsa zbuloi edhe diçka që nuk e dinim për “Sarpin”.
Aktorja tregoi se ai është i mirë në kuzhinë dhe gjatë karantinës ka gatuar. “Ai është i mirë në kuzhinë, nuk është keq. Por mos bëni pyetje specifike”-tha Duygu Sarisin e cila është gjithashtu shumë e njohur nga roli i “Burxhus” në serialin “Vrasje të vogla”.