E akuzoi se donte ta mbyllte në spital, Kim reagon pas deklaratave shokuese të Kanye-s

0
Gjigandi

Kim Kardashian West ka reaguar për herë të parë publikisht pas deklaratave të njëpasnjëshme të Kanye West dhe ka folur për shëndetin e tij mendor. Në një postim në Instagram, ajo shkroi:

“Siç e dini shumë nga ju, Kanye ka çrregullim biolar. Kushdo që e ka këtë gjë ose që ka një njeri të dashur në jetën e tyre, i cili e ka, e di sa e ndërlikuar dhe e dhimbshme është ta kuptosh. Nuk kam folur kurrë publikisht për mënyrën si ka ndikuar kjo te ne për t’u treguar e kujdesshme ndaj fëmijëve, por edhe sepse Kanye ka të drejtën e privatësisë rreth shëndetit të tij. Por sot ndjej se duhet të flas për këtë gjë, për shkak të stigmës dhe koncepteve të gabuara rreth shëndetit mendor.

Ai është një njeri i shkëlqyer, por i ndërlikuar, si pasojë e presionit të të qenit artist, njeri me ngjyrë, dhimbjes nga humbja e nënës së tij dhe duhet të përballet me presionin dhe izolimin e çrregullimit bipolar. Ata që e njohin e dinë çfarë zemre ka dhe e kuptojnë që ndonjëherë fjalët nuk përputhen me qëllimet e tij”, -tha mes të tjerash Kim, duke kërkuar nga media mirëkuptim për situatën në të cilën ndodhet.

Kim dhe Kanye u martuan në vitin 2014 dhe kanë katër fëmijë së bashku. Kanye është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës në Amerikë dhe aktualisht është duke u përpjekur të kandidojë për president. Por tubimi i tij i parë dhe mesazhet e panumërta që ka shpërndarë në Twitter kanë ngjallur konfuzion dhe shqetësim në publik.

Reperi postoi të hënën disa tweets, ku pretendonte se gruaja e tij po përpiqej ta mbyllte në një klinikë, duke e krahasuar veten me Nelson Mandela-n dhe jetën e tij me flimin “Get out”. Ai theksoi se i kishte kërkuar divorcin Kim-it që prej dy vitesh.

RonaTyra

Një ditë para postimeve Kanye foli me lot në sy rreth mendimeve për ta abortuar fëmijën e tij të parë me Kim Kardashian, vajzën North.  

“Kim po përpiqej të udhëtonte drejt Wyoming me një mjek për të më mbyllur si në filmin ‘Get Out’, sepse unë qava kur kujtova si kisha shpëtuar jetën e vajzës sime dje,” –shkroi ai në një prej postimeve, duke thënë se të gjithë e dinë që filmi është bërë për të.

Ai gjithashtu akuzoi Kris Jenner që kishte ndikuar që Kim kishte pozuar për Playboy-n në vitin 2007 dhe Kylie në 2019-ën, duke u betuar që fëmijët e tij s’do pozojnë kurrë për Playboy-n.

Ndërsa në Tweet-et e tjera, të fshira më vonë, West i bëri thirrje Kim-it dhe nënës së saj, Kris Jenner, që të shkojnë ta marrin në fermën e tij në Wyoming.

West, 43 vjeç, një ish-përkrahës i Presidentit Donald Trump, i ka bërë njerëzit konfuzë nëse fushata e tij është e vërtetë apo një mënyrë reklamimi për të ndihmuar në shitjen e albumeve ose produkteve të tjera që mbajnë firmën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu