E adhuroni buzëkuqin e kuq? Këto 10 këshilla ju ndihmojnë si ta përdorni siç duhet

0
Gjigandi

Buzëkuqi i kuq është një nga ato produktet e bukurisë që vërtet mund të transformojë fytyrën tuaj. Kjo ngjyrë e përjetshme ka qenë një simbol i fuqisë, klasit, hijeshisë dhe lirisë

Ndryshe nga produktet e tjerë, ai është i gjithanshëm, pasi funksionon për çdo rast. Por, pa marrë parasysh rastin, mund të jeni të sigurt që buzëkuqi i kuq do të bëjë që e gjithë vëmendja të fokusohet tek ju.

Por aplikimi i tij nuk është i lehtë. Këto janë disa këshilla që do t’ju vijnë në ndihmë sa hap e mbyll sytë:

1. Zgjidhni hijen e buzëkuqit të kuq sipas ngjyrës suaj të lëkurës

Për tonet më të lehta të lëkurës deri tek ato rozë, është më mirë të shihni diçka më afër të kuqes mjedër. Nga ana tjetër, nëse toni i lëkurës është i ngrohtë, është më mirë të zgjidhni të kuqen me një hije të ngjyrës portokalli.

RonaTyra

2. Përzieni hije të ndryshme të të kuqes

E kuqja ka nuance të ndryshme. Nëse jeni duke kërkuar për një hije krejtësisht të re dhe unike, provoni të përzieni disa prej buzëkuqeve të kuq që tashmë keni në shtëpi.

3. Shmangni buzët me shkëlqim

Për një efekt të qëndrueshëm, vendosni buzëkuq të thatë mbi ato me shkëlqim pasi ato fshihen lehtë dhe nuk zgjasin.

4. Hiqni lëkurën e thatë nga buzët

Sigurohuni të hiqni çdo lëkurë të thatë ose papastërti paraprakisht duke përdorur një eksfoliant natyror. Ju mund të përdorni një përzierje sheqeri dhe mjalti ose sheqer dhe vaj ulliri. Përziejini përbërësit, masazhoni vajin që rezulton në një lëvizje rrethore duke përdorur majat e gishtave, shpëlajeni dhe më pas aplikoni disa hidratues.

5. Konturoni buzët, pastaj mbushini me kujdes ato

Konturimi i buzëve është një hap i rëndësishëm që shumë njerëz e kalojnë. Filloni duke formuar një “X” në pjesën e sipërme, më pas vazhdoni konturimin përgjatë vijës së buzëve dhe më në fund mbushni pjesën tjetër të mbetur. Të gjithë këto hapa duhet të kryhen duke përdorur të njëjtin laps. Kjo do të bëjë që përbërja të zgjasë më gjatë.

6. Aplikoni buzëkuqin e kuq me një furçë buzësh

Megjithëse mund të jetë joshëse të aplikoni buzëkuqin drejtpërdrejt në buzë, përdorimi i një furçeje buzësh do t’ju japë rezultatet e përsosura që keni pasur në mendje kur keni planifikuar për herë të parë veshjen tuaj.

7. Hiq tepricat

Buzëkuqi duhet të qëndrojë tek buzët, jo në gotat nga të cilat pini (ose faqet që puthen). Sigurohuni që të hiqni përbërjen e tepërt me një pecetë në mënyrë që ngjyra të mos ngjitet në dhëmbë, enët prej qelqi ose prej argjendi kur hani.

8. Mos e teproni me lapsin e vetullave dhe penelin

Zgjidhni një stil më delikat për pjesën tjetër të fytyrës, veçanërisht për sytë. Përdorni vetëm laps për vetulla dhe një penel të hollë për të tërhequr sa më pak vëmendje ndaj tyre.

9. Bëni që buzët dhe thonjtë të kombinohen

E kuqja klasike shkon më së miri kur përdoret edhe tek buzët, edhe tek thonjtë, kështu që mos harroni të aplikoni manikyrin e kuq në thonjtë tuaj për të përfunduar pamjen, shkruan Class.

10. Zgjidhni një veshje që nxjerr në pah fytyrën tuaj

Kur zgjidhni veshjen, përpiquni të përdorni ngjyrat neutrale (si bezhë, të bardhë ose gri) për ta bërë fytyrën tuaj qendrën e pamjes. Veshjet e zeza dhe buzët e kuqe janë një kombinim perfekt. Kjo mund të jetë arsyeja pse është një veshje klasike dhe i reziston kohës. Shmangni ngjyrat që rivalizojnë të kuqen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu