Dy vite pa Adelën: Miku i saj i ngushtë, Eraldo Rexho me dedikim emocional për të

0
Gjigandi

Tashmë kanë kaluar dy vite që nga ndarja e papritur e gazetares nga Shqipëria, Adelajda Xhemani, e cila po ashtu ishte e njohur si banore e “Big Brother Albania 2”.

Shkak i ndarjes së saj nga jeta kishte qenë një sulm kardiak në orët e vona të mbrëmjes në banesën ku Adela jetonte vetme.

Edhe pse arriti të thërriste një nga miqtë e saj dhe ambulanca mbërriti pa vonuar, 31-vjeçarja nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit, që nga raporti i autopsisë dyshohej të ishte shkaktuar nga probleme të mëhershme për të cilat ajo nuk ishte në dijeni.

Gjatë ditës së sotme, ka qenë një prej miqve të saj më të ngushtë, Eraldo Rexho ai që e ka kujtuar shoqen dhe bashkëpunëtoren e tij me fjalët më prekëse.

“Vitet nuk e zbehin dhimbjen… Na paskan gënjyer Adela, koha nuk shëroka çdo plagë! Ikja jote dhemb njësoj, edhe sot, si çdo ditë. Gjithçka na ka mbetur tani janë kujtimet. Të gjejmë në memorien e ‘Facebook’ dhe ‘Instagram’, në galerinë e fotove në i-phone, në videot e shkarkuar në kompjuter, në një kërkim në ‘Youtube’, në një rikthim tek bisedat e ‘Whatsapp’… Në zyrën 40 metra katrorë, rrethuar nga orenditë që i zgjodhëm bashkë, në kolltukun ku bënim muhabetet e ditës, në tavolinën ku thurnim plane”.

RonaTyra

“Ti je gjithandej! Je te 21-shi, tek rruga e Kavajës, tek Blloku, në Shkozë, Kombinat e Kinostudio, je tek eventi i fundit, ku ishim dje. Jeta vazhdon, por s’është njësoj pa ty.
Sepse na paskan gënjyer edhe kur na kanë thënë që nuk ka njerëz të pazëvendësueshëm. E di që në rastet e humbjeve të përhershme nuk ka vend për këtë krahasim, por unë ende po kërkoj për një bashkëpunëtore si ty. Kam rreth vetes, plot miq e bashkëpunëtorë të tjerë, të rinj e të vjetër, por nuk po e gjej Adelën. Adelën që këndonte çdo ditë me mua, e që do të jetë gjithnjë në zemrën time. Të duam shumë dhe na mungon pafund”, ka shkruar ndër të tjerash themeluesi i revistës Who, i cili gjithashtu këto fjalë i ka shoqëruar me një video të përbashkët të tyre nga vendi i punës. 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu