Ju ka ndodhur ndonjëherë t’i keni rrëfyer një sekret një shoku ose shoqeje dhe të nesërmen ta kenë mësuar të gjithë?
Me siguri i keni thënë vetes që kjo është hera e fundit që ndani diçka personale me të tjerët dhe se pas kësaj nuk do i besoni më askujt, por ja që keni rënë sërish në të njëjtin kurth.
Për të ruajtur një sekret nuk mjafton vetëm një gojë e kyçur, por mbi të gjitha një shenjë horoskopi që dëshiron ta mbajë të kyçur. Janë dy shenja më të rezervuara të horoskopit që nuk çojnë fjalë lart-poshtë dhe mbaëjnë sekretin deri në varr.
1. Demi: Nëse ka një shenjë që e njeh rëndësinë e ruajtjes së një sekreti, ai është Demi. Nëse keni nevojë për dikë që t’iu mbështesë e t’ju dëgjojë, flisni me një Dem. Ata janë thuajse si agjentë sekretë dhe prej tyre nuk mund të zbulosh asgjë.
2. Akrepi: Në qoftë se i tregoni një sekret një Akrepi dhe i thoni të mos i thotë askujt tjetër, jini të sigurtë që nuk do t’ju lërë në baltë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të rezervuar dhe të besueshëm. Ajo që flitet mes jush dhe tyre ngelët po aty.