Dy humbje jete në Spitalin Infektiv, ministria jep detajet për viktimat nga Tirana

0
Gjigandi

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 2 persona të prekur nga Covid-19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, kanë ndërruar jetë në Spitalin Infektiv një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare të dyja nga Tirana.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, tha:

“Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave.”

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu