Dafina Zeqiri mblodhi një numër të madh fansash në koncert.
Pavarësisht numrit të madh të rasteve të të infektuarve me COVID-19, artistët nuk ndalen.
Disa prej tyre tashmë kanë filluar mbrëmjet muzikore në bregdetin shqiptar, ndërsa interesimi i publikut duket mjaft i madh.
Mbrëmë, Dafina Zeqiri ka kënduar në një klub në Durrës, i cili ishte ishte i stërmbushur.
Në rrjete sociale janë publikuar disa video, në të cilat shihet qartë se asnjë masë kundër pandemisë nuk është respektuar nga të pranishmit.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri titullohet “La Vida” në bashkëpunim me George Dixon.