Dua dhe Anwar kanë shfrytëzuar motin e ngrohtë për të bërë shëtitje.
Dua Lipa dhe i dashuri i saj, Anwar Hadid kanë dalë nga vetizolimi për të marrë pak ajër në natyrë.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, në të cilat tregon se po e kalon ditën e sotme e që duket se është duke kaluar si mos më mirë.
Fillimisht solli pamje nga vendi ku vizituan, pastaj një imazh bashkë me të dashurin, ku artistja shihet e veshur me një bluzë të shkurtër.
Çifti, që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit po qëndrojnë të izoluar në Londër, ndërsa Dua nuk u ka munguar fansave me paraqitje si në medie ashtu edhe në rrjete sociale.
Dua Lipa po shijon suksesin e albumit “Future Nostalgia”, ajo së fundi publikoi videoklipin e animuar të këngës “Break my heart”.

