’’Drejtësi e vonuar’’, shkarkimi i ambasadores në Greqi sjell entuziazëm tek komuniteti i emigrantëve shqiptarë: Shërbimet ishin thuajse inekzistente

0
Gjigandi

GREQI

Media greke ka mbuluar gjerësisht vendimin e fundit të ministrit në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, për pushimin nga puna të stafit të ambasadës së Shqipërisë në Greqi. Në titujt e lajmeve kryeson shkarkimi i ambasadores Ardiana Hobdari për „shërbime të dobëta”. Gazeta të mëdha elektronikę si „Proto Thema”, „in.gr” dhe blog diplomatik ëëë.echedoros-a.gr/ , periskopi balkanik etj., janë referuar në performancën e dobët dhe shërbimet thuajse jo-ekzistente për komunitetin shqiptar të ambasadores si dhe stafit plotësues të ambasadës.

Gjithashtu, media greke referohet edhe në çështjen e 100 pasaportave të humbura në zonën Thiseo, Athinë, nga makina e ish-konsullit të Janinës, duke supozuar se kjo ngjarje ka luajtur një rol në vendimin e ashpër të ditës së djeshme.

Vjedhja e 100 pasaportave në muajin mars 2019 kishte shkaktuar një bujë në median greke, me lajme kryesore ku gjithashtu bëhej fjalë për një pushim nga detyra të ambasadores Ardiana Hobdari. Në fakt, atëherë qeveria shqiptare u mjaftua me një notë paralajmërimi.

RonaTyra

Media greke shkruan se ministri Cakaj ka gjetur zëvendësuesen e Hobdarit pa humbur fare kohë. Lajmet referohen edhe në emrin e ri për diplomacinë shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, e propozuar tek presidenti Ilir Meta si më e favorshme për këtë post. Luela Hajdaraga ka qenë Koordinatorja e Bashkëqeverisjes në Ministrinë e Europës dhe Punëve të Jashtme prej afro 3 vitesh.

Ndërkaq, entuziazëm të konsiderueshëm ka shkaktuar vendimi i Gent Cakaj jo vetëm në qarkun socialist të shqiptarëve të Greqisë, por në mbarë komunitetin emigrant. Shqiptarët e Greqisë, me qindra mesazhe e komente në mediat sociale e kanë konsideruar vendimin si një drejtësi e vonuar, për të gjitha problemet e pazgjidhura, indiferencën, snobizmin, trajtimin e patoleruar disavjeçar, por mbi të gjitha si një hap përpara për eliminimin e korrupsionit, që ka rrënjë të thella në konsullatat e Shqipërisë në Greqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu