Djali i avokatit në kërkim për kokainën nga Ekuadori, babai mohon akuzat – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Shtetasi Gentian Malindi është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit pas goditjes së linjës së trafikut të kokainës Ekuadër-Greqi-Shqipëri. Dy shtetas të tjerë u arrestuan nga policia, ndërsa Malindi vijon të jetë në kërkim.
Ndërkohë, babai i Gentian Malindit, avokati Ilir Malindi, mohon që i biri, tashmë shtetas i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, të jetë porositësi i kokainës.

Edhe në qershor të vitit 2013 kur Gentian Malindi u arrestua nga policia e Durrësit për prodhim dhe shitje të narkotikëve, i ati që ishte dhe avokat mbrojtës deklaroi se i biri ndodhej rastësisht te Mali i Robit, aty ku brenda një furgoni, që drejtohej nga shtetasi Ervis Bardhi, u kap e sekuestrua sasia prej 289 kg bimë narkotike kanabis sativa.
Gjykata e Durrësit ndonëse e kaloi çështjen për kompetencë tokësore në Gjykatën e Kavajës vendosi lirimin e menjëhershëm të Gentian Malindit, pasi për mungesë provash e çmoi të paligjshëm arrestimin e tij në flagrancë.
137 kokainë u sekuestruan nga autoritetet, ndërsa në pranga ranë shtetasit Altin Myslihaka dhe Adrian Bega./ top channel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu