Janë arrestuar 3 persona në Qarkun Korçë pasi po tentonin të kalonin 6 shtetas të huaj në kufi.
Kjo veprimtari konsiderohet e paligjshme, ndërsa policia ka arrestuar K.N. 27 vjeç, G.Gj. 27 vjeç dhe R.M. 30 vjeç.
Njoftimi i plotë i policisë:
Qarku Korçë- Vijon operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.
Gjatë operacionit goditet një tjetër rast.
Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të tij të dyshuar si të falsifikuar.
Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K.N., 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, (i dënuar më parë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”).
G.Gj., 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë.
R.M., 30 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për “Vjedhje”)
Qarku KorçëVijon operacioni i koduar “Perimetri”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.Gjatë operacionit goditet një tjetër rast.Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 3 shtetas, njëri prej të cilëve drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të tij të dyshuar si të falsifikuar.Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:• K. N., 27 vjeç, banues në Gjadër, Lezhë, (i dënuar më parë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe i municionit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”).• G. Gj., 27 vjeç, banues në Rilë, Lezhë.• R. M., 30 vjeç, banues në Lezhë (i dënuar më parë për “Vjedhja”).uShtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, rezultoi se shtetasi K. N., drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 7. Juli 2020
Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Hudënisht, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në drejtim të Tiranës, me tre automjete, gjashtë emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 900 euro secilit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Gjithashtu gjatë kontrollit të dokumentacionit të këtyre shtetasve, rezultoi se shtetasi K. N., drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe me kontratë qiraje të mjetit të dyshuar si të falsifikuar, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.