Deklarata e djeshme e kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacollit, bëri bujë edhe në mediat në Serbi.
Pacolli tha se kishte frikë të ateronte në Prishtinë, pasi shteti mund të kryente akt terrorist ndaj aeroplanit të tij, e kjo ishte arsyeja që fillimisht ateroi në Shqipëri.
E kjo gjë nuk shpëtoi pa u komentuar as nga aktori i njohur, Fatmir Spahiu apo “Bufi”.
Ai e ndau në llogarinë e tij në Twitter, linkun e një medie serbe ku pikërisht në titull ka deklaratën e Pacollit.
“U knaqëm autogolla”, ka shkruar Bufi.
U knaqem autogolla.https://t.co/3k9L4rgqH0
— Fatmir Spahiu (@FatmirSpahiu) April 30, 2020