Ish trajneri, tanimë atleti Fikret Shatri ka nisur rrugëtimin e tij sfidues nga Prishtina për në Tiranë,
Por, gjatë rrugës ai është takuar me këngëtaren Dafina Zeqiri dhe ekipin e saj “Moneyz” të cilët dhe kanë ndaluar për ta përshendetur.
Komplimentet për muzikën nuk kanë munguar nga Shatri për Zeqirin.
“Çmenduri është çfarë këngë të bukura” janë fjalët e tij ndërsa i thotë Dafinës të ketë kujdes e mos ta ndez flakë, duke iu referuar performancës sonte në Shëngjin.
“Vrapi i Shqipes nga Skenderbeu, n’Skenderbe” ka shkruar Dafina në videon që ka publikuar.
Ndryshe Shatri pritet të arrijë në Tiranë më 4 korrik 2020, ku ka marr premtimin se do të pritet edhe nga i pari i shtetit shqiptar, Ilir Meta.