CR7 fiton 790 mijë euro për një postim, por është vetëm i treti në renditje

0
Gjigandi

Dwayne “The Rock” Johnson, aktori i Fast and Furious, i kurorëzuar më parë nga Forbes si ylli më i paguar i Hollywood-it, është edhe personazhi i famshëm që fiton më shumë në Instagram.

Sipas kompanisë së marketingut Hopper HQ, The Rock fiton pothuajse 1 milion dollarë (890 mijë euro) për çdo postim reklamues në rrjetin social.

Aktori 48-vjeçar, i cili ka 188 milionë ndjekës, reklamon pijen e tij tequila Teremana dhe është imazhi i Under Armour dhe Apple.

Në vendin e tretë të renditjes është Cristiano Ronaldo, i cili fiton 790 mila euro për postim. Sulmuesi i Juventus ka 228 milionë ndjekës në Instagram.

Renditja: 1) Dwayne ‘The Rock’ Johnson – 890 mijë euro për postim; 2) Kylie Jenner – 876 mijë euro për postim; 3) Cristiano Ronaldo – 790 mijë euro për postim; 4) Kim Kardashian – 763 mijë euro për postim; 5) Ariana Grande – 758 mijë euro për postim; 6) Selena Gomez – 754 mijë euro për postim; 7) Beyoncé – 704 mijë euro për postim; 8) Justin Bieber – 664 mijë euro për postim; 9) Taylor Swift – 642 mijë euro për postim; 10) Neymar – 626 mijë euro për postim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu