Çfarë tjetër ka në kopshtin e Almedës? Bukuroshja i surprizon të gjithë me këto video

0
Gjigandi

Almeda Abazi ka ndarë gjithmonë momente të ndryshme nga kopshti i shtëpisë së saj duke zbuluar gjelbërimin që e rrethon, por dhe macet që janë kudo nëpër oborr.

Megjithatë së fundmi Abazi ka treguar me postimin e fundit se në fakt kopshti i saj ka vend edhe për mbjelljen e perimeve, duke i marrë ato të freskëta direkt nga toka.

Almeda ka zbuluar se në kopsht ka mbjellë perime të ndryshme si domate, kastravec apo speca. Ndonëse bukuroshja shqiptare jeton në Turqi, prodhimet bio dhe ato të mbledhura nga vetë dora e saj duket se mbeten më të besuarat për të.

Me siguri në të ardhmen, Almeda do të tregojë të tjera ushqime të cilat i konsumon, por ka zgjedhur t’i rrisë brenda shtëpisë së saj.

RonaTyra
Image
Image

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu