Aktivistja për ndryshime klimatike, Greta Thunberg ka udhëtuar drejt Kalifornisë, dhe aty është takuar me Leonardo DiCaprio.
Aktori 44 vjeçar ka postuar disa fotografi së bashku me 16 vjeçaren nga Suedia.
Në postim Leonardo shkroi: “Greta Thunberg është bërë udhëheqëse e kohës tonë”.
“Historia do të na gjykojë për atë që ne bëjmë sot për t’i ndihmuar gjeneratat e ardhshme që të mund ta shijojnë të njëjtin planet të jetueshëm që ne e kemi marrë si të mirëqenë. Shpresoj që mesazhi i Gretës është një thirrje zgjimi për drejtuesit e botës që koha e mosveprimit ka mbaruar”, ishin disa nga fjalët e Leonardos.
Poashtu ai tha se do të jetë një aktivist i ri dhe së bashku më Gretën do t’i arrinin qëllimet e tyre.