Çfarë mendon Taylor Swift për këngën që Selena i dedikoi Justin?

0
Gjigandi

Pas një periudhe të gjatë pritjeje, Selena Gomez publikoi për të gjithë ndjekësit e saj projektin më të fundit muzikor me titull ‘Të humba ty për të dashur veten’.

Kënga u prit mjaft mirë pasi vetëm 14 orë pas publikimit të tij në kanalin e ‘Youtube’, numëron plot 8 milionë klikime.

Kënga dhe teksti i saj u përceptua nga të gjithë si një dedikim i yllit të muzikës, për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber, i cili vetëm disa javë më parë kurorëzoi dashurinë në martesë me partneren e tij, Hailey Baldwin.

“Ti na zëvendësove ne, në vetëm 2 muaj”, shkruhej në një pjesë të tekstit, i cili ndër të tjera tregon se Selenës i është dashur të urrejë Bieber për të dashur veten e saj. Kënga është komentuar gjerësisht nga të gjithë fansat, megjithatë vëmendjen e ka marrë përshtypja që këngëtarja, Taylor Swift ka dhënë për të.

RonaTyra

“Kjo këngë është një tregim perfekt i shërimit dhe padyshim kënga ime e preferuar nga të gjitha ato çfarë Selena ka publikuar deri më tani”, është shprehur Taylor. Pas gjithë komenteve në rrjet, kurioziteti më i madh i të gjithëve është se si e ka pritur Justin këtë projekt muzikor i cili ka thyer pritshmëritë e të gjithë fansave në mbarë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu