Capital T sjell këngën e re “Flawless”

0
Gjigandi

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar gjatë këtyre ditëve, reperi Capital T solli për fansat këngën e tij më të re.

Në orët e para pas mesnatës të së dieles, reperi nga Prishtina publikoi projektin e ti muzikor të quajtur “Flawless”.

Kënga është ritmike e zhanrit hip-hop me tematikë dashurie, tekstin e së cilës e ka shkruar vet reperi.

“Flawless” është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, i cili duket të jetë mjaft atraktiv për syrin e publikut.

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit Sekuencë Studio.

RonaTyra

“Flawless” është vetëm një nga këngët e albumit më të ri në pritje të reperit, i cili ka paralajmëruar se do ta publikojë të plotë shumë shpejt për fansat. 
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu