Capital T ka njoftuar se brenda pak kohe pritet lansimi i albumit.
Capital T ka qenë tejet i angazhuar me projekte edhe gjatë kohës së pandemisë, duke lansuar 2 këngë brena një afati prej 4 javësh.
Reperi nuk ka ndërmend të ndaloj këtu, ai ka njoftuar përmes disa postimeve që edhe albumi i ri i titulluar ‘Skulpturë’ pritet të publikohet shumë shpejt.
Kujtojmë se Trimi kishte paralajmëruar se para lansimit të albumit do të publikojë edhe një këngë dedikuar të ëmës së tij.